Lionel Messi ka thënë se nuk ishte pajtuar që Cristiano Ronaldo ta fitonte Topin e Artë të pestë në karrierë.

Ylli argjentinas ishte votuar si i pesti para 12 muajsh, por që çmimin më të madh individual për lojtarë e fitoi Luka Modric.

Por, në vitin 2017, Ronaldo fitoi Topin e Artë të pestë në karrierë dhe Messi ka zbuluar publikisht se ishte i lënduar.

“Në një mënyrë, e shijoja që isha lojtari i vetëm me pesë Topa të Artë”, ka thënë Messi për France Football.

“Kur Cristiano më barazoi, e kam thënë se më lëndoi paksa. Nuk isha më i vetëm aty. Por, kishte një kuptim, mirëpo ishte ndjenjë e mirë kur isha i vetë,”.


“Ai isha i nervozuar në këto vitet e fundit? Le të themi se kuptova përse nuk e fitova. Si skuadër, ne nuk kemi arritur të fitojmë shumë trofe, që ishte ta fitonim Ligën e Kampionëve, dhe kjo nuk më dha shumë mundësi ta fitoja Topin e Artë”, ka shtuar më tej 32-vjeçari.

Messi fitoi mbrëmë Topin e Artë të gjashtë në karrierë, duke u bërë lojtari i parë në histori të futbollit që e bënë këtë gjë.