Pasi Cristiano Ronaldo nuk ia doli t’i shënojë më shumë se vetëm dy gola të shtunën ndaj Sampdorias, Lionel Messi e mbyll vitin 2018 me më së shumti gola nga të gjithë, plot 51.
Cristiano Ronaldo shënoi të dy golat në fitoren e Juventusit 2-1 ndaj Sampdorias të shtunën në mesditë, që nënkupton se portugezi e mbyll vitin 2018 me 49 gola në total në të gjitha garat, transmeton Gazeta Express.
Ndërkohë, Messi e ka kaluar shifrën 50 gola në tetë nga nëntë sezonet e fundit, pasi vetëm në vitin 2013 nuk arriti t’i shënojë më shumë se 45 gola në 47 ndeshje.
Cristiano i kishte shënuar më shumë se 50 gola në vit që prej vitit 2011, teksa më 2013 i shënoi 69.
Por, ky rekord i tij më në fund u kthye nga Messi këtë vit.
Po ashtu, Messi e mban rekordin për më së shumti gola brenda një vitit kalendarik, kur më 2012 i realizoi hiç më pak se 91 sosh.
Lufta për Këpucën e Artë
Dygolëshi ndaj Sampdorias do të thotë se portugezi tani ka 14 gola deri tani këtë sezon në Serie A, një më pak se argjentinasi në La Liga.
Pra, lufta për Këpucën e Artë vazhdon.






