Lionel Messi thotë se transferimi i Griezmannit do të ishte një gjë e shkëlqyer për Barcelonën në shpresat për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Asi i Atletico Madridit gjatë është lidhur me një kalim në Camp Nou.

Dhe, teksa pritet që gjatë javës të sqarohet e ardhmja e tij, Messi e ka ftuar futbollistin në Camp Nou.

“Jam i pajtimit që për të fituar Ligën e Kampionëve duhet që të kemi lojtarët më të mirë. Dhe, Griezmann është një prej tyre”.

 

“Nëse klubi e transferon atë është e shkëlqyer. Nuk e di nëse ky është prioriteti i klubit. Kjo varet nga bordi dhe trajneri”.

“Një gjë di të them se për të fituar LK-në dhen lojtarët më të mirë. Dhe ai është shumë i mirë”, u shpreh Messi.

Griezmann ka deklaruar se ai pret që e ardhmja e tij të sqarohet brenda javës./Telegrafi