Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të kërkuar në rajonin e Prishtinës, njëri prej tyre, është kapur në fshatin Dobërdol të Podujevës.

Sipas Policisë së Kosovës, i  arrestuari në këtë fshat është një 30 vjeçar.

“-N.G, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me  burgim, për veprën:

– Posedim i paautorizuar i substancave narkotike (Podujevë)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Arrestimi i tij është bërë i ditur edhe në raportin 24-orësh të PK-së.

“Është arrestuar i dyshuari-kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën korrektuese në Smrekonicë”, ka thënë PK.

 

 

/Llapi.info