Lokale - eSIMy

Fshati Repë kufizohet me Metehinë në juglindje, në lindje me Tashefcin e Moçëm (sot me Serbi), në verime Pollatën, në perëndim me Potokun dhe me fshatin Llazovë (Serbi), në jugperëndim me Pakashticën dhe në Perëndim me Sylevicën.

Nuk mbahet mend të jetë quajtur ndryshe.

Ka pasur repakë të moçëm.Dëshmohen dhe me varreza, i kanë muret. Repa ka qenë përplot me shelgje e me ujë dhe nuk ka qenë tokë e punueshme deri vonë rrafshina në të dy anët e lumit Llap. Repa e Poshtm është quajtur Ivanov, Repa e Mesme është thirrur epa tu Xhamia, Repa e Epërme është quajtur Dakiq repën e Epërme e kanë banuar pecët, fisi Maletë e ka banuar Repën e Poshtme, që janë Shalë. Në Repë të Epërme kanë qenë Tafa e Mon Dakiqi, me fis haljanë – Maletë. Më të vjetrit (të parët) në Repë kanë qenë shaljanët e Metehisë dh Dakiqët e Repës. Këta kanë qenë të një vëllau, ndërsa Sylevica dhe banorët tjerë të Repës kanë qenë të një vëllau tjetër.

Pëara vitit 1912 kanë qenë vetëm banorë shqiptarë. Pas vitit 1914 kanë nisur të vendosen edhe banorë serbë, të ardhur nga vise të ndryshme të Serbisë së sotme. Sot, sërish ka mbetur e pastër etnikisht vetëm nga shqiptarë, ashtu siç ishte para vitit 1914.

Përveç vendasve, sot në Repë ka edhe banorë të ardhur nga fshatra të ndryshme të Malësisë së Llapit, nga treva në veri të fshatit Repë. Në Repën e Poshtme jetojnë familje e lagje të përziera, në Repën e Mesme është lagjja e vjetër me emrin Lanovitë, ndërsa në Repën e Epërme Dakiqët, por që sot nuk ka Dakiq, aty kryesisht janë tani banorë të Pollatës, të cilët e kanë blerë kryesisht nga serbët, sepse këta (serbët) e kanë marrë nga shqiptarët Dakiq në kohën e “reformës agrare”. Dakiqët qenë shpërngulur të tërë na Repa, kryesisht kanë shkuar në Turqi e ndonjëri edhe në Shqipëri.

Më 15.XI.1976 kanë qenë:
12 familje Shalë;
15 familje Sopë;
4 familje Kelmend;
1 familje Shkrel;
Në Turqi janë shpërngulur 37 familje.

Nga fisi Shaljanë kanë dalë llagapet (mbiemra): Musa, Lani, Qorri, Daka dhe Ivanov; Maqkafc, Çukoll, Metoll, Gimoll dhe Xhufollët – nga nëna e tyre Xufë. Metollët – nga demunitivi Met që vie nga Ahmet. Çukollët morën këtë llagap ngase janë në qupë. Familje vendëse janë: Shalianët ndërsa të ardhur janë të gjitha familjet tjera.

Kelmendët janë të ardhur nga Maçkafci i Kushumlisë.
Shaljaët erdhën nga Shala e Bajgorës.
Sopjanët nga Tashefci, tri familje.
Një familje ka ardhur nga Trëmka dhe quhen Trëmkolli.
Shkrrelët erdhën nga Murgulla.

“Më 1909 komisia turke e ka matë krejt tokën e Repës. Spot është ai defter në Turqi”. – thotë Sejdi Haliti.
Banorët e Repës nga të tjerët thirren: Tashefc, të ardhur nga Tasheci, janë në kufi me Pakashticën; Trëmkollë, të ardhur nga Trëmka po edhe nga Kokorovica Shalë, Ramocë, të ardhur nga Sllatina; Rrukecët, nga emri Rrustë- Rrustem.

Objekti më me rëndësi i katundit ka qenë xhamia e Repës dhe Ura e Madhe në rrugën Krypimeh – Pollatë.
Kurrfarë hulumtimesh nuk janë bërë.
Repa ka lidhje me katundet: Pollatë, Potok, Dvorisht, Sllatinë, Reçicë, Tërnavicë, Murgull, Brec, Zhiti, Sylevic, Pakashticë, Revuç, Krypimeh, Zakut, Dobërdol etj.
Me 1909 nga Repa është tërhequr ushtria turke. Deri në vitin 1912 kufirin Kosovë – Serbi e kanë ruajtur shqiptarët me në krye Mahmut Beselicën, Hilmi Jusufin e Mahmut Zenelin.

Më 1908 – 09 Isa Boletini vjen në Llap për të organizuar luftën kundër turqve. Ai ja mësynë Reçicës e merr Jahë Reçicën, Behram Demën e Pollatës Dafë Dakën e Repës, Zenel Repën, Haxhi Sadriun e Podujevës, Ali e Sahit Tashevcin nga Repa, Azem Borovcën e Shtedimit, Islam Bulliqin prej Llugave, Imamin e Dumnicës e të tjerë që kishin bërë një organizim të mirë një ushtri prej 7 mijë vetesh, kan shkuar deri në Shkup dhe e kanë marrë pa luftë nga ushtria e mbretit të Sulltan Mehmetit./Llapi.info/