Sot, u thye edhe kufiri që ndanë këto dy shtete që flasin një gjuhë e kanë një histori të përbashkët.
E, një mesazh i fuqishëm përmes rrjetit Facebook erdhi edhe nga një qytetar nga Tirana, i cili tha se pika kufitare në Morinë sot ka rënë, ndërsa askujt nuk i hyn në punë kjo pikë e kalimit.
Ky është statusi i të riut nga Tirana:
Sot ra pika kufitare e Morinit. Pres qe nga neser punonjesit t’ia vene vete flaken. Kujt i hyn ne pune pika e kalimit kufitar ne nje korridor shtepie?
Sot ra pika e prerjes se biletave ne Kukes. Kujt i hyn ne pune ajo bilete, kur Kosova sot pagoi abonene e perjetshme?
Sot ra barriera “ne” dhe “ata”. Parimi i perjetshem: “Kush qan me mua dhembjen time eshte une.”
Sot ra Kushtetuta. Nje ushtri e huaj shkeli vendin dhe ne nuk jemi ne lufte. Duhet Kushtetute e re. Ajo ushtri nuk eshte me e huaj.
Sot rane festimet e Dites se Flamurit. Kuptuam qe festa me e madhe ende nuk ka ardhur. E festat ndahen me ke ndan dhembjen.
Ua kthefshim ne gezime!…Hmm…Ne finalen e play off-it Kosove-Maqedoni e Veriut, si fillim. Nuk do te kete gezim me te madh, edhe politik, se nje Kosove ne Euro 2020.