Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka arrestuar shtetasin serb me inicialet G.S. në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, pasi i njëjti dyshohet se i ka ofruar ryshfet prej 10 eurove zyrtarit policor në kabinën e kontrollit.

Si ka ndodhur ngjarja?

Sipas policisë mëngjesin e ditës së sotme rreth orës 08:40 në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë gjatë ka ardhur një veturë me targa të Serbisë, në të cilën ishin dy persona, shtetas të Serbisë.

Tutje sipas Policisë gjatë kontrollit dhe regjistrimit të dokumenteve të dy shtetasve serb, njëri nga të dyshuarit ka prezantuar dëshmitë e nevojshme, për të hyrë në territorin e Kosovës.

Mirëpo, të njëjtat dëshmi nuk i ka ofruar edhe bashkudhëtari i tij dhe kësisoj Policia e Kosovës ia ka refuzuar hyrjen në Kosovë të njëjtit.

“Nga zyrtarët policorë bashkudhëtarit i është refuzuar hyrja në RKS, bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat mbrojtëse kundër Covid-19”, njofton policia.

Pas kësaj 57-vjeçari me inicialet G.S. me qëllim të hyrjes në territorin e Kosovës të bashkudhëtarit të tij që nuk i plotësonte kushtet e hyrjes, i ka ofruar zyrtarit policor në kabinën e kontrollit ryshfet prej 10 eurove.

Pas kësaj policia ka arrestuar 57-vjeçarin dhe ndaj të njëjtit është inicuar rasti “Dhënia e ryshfetit”.

Me vendim të prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë.