Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë.
Gazeta Sinjali mëson se për aksidentin është ndaluar e dyshuara Y.Berisha, të cilës i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.
Masën e ndalimit e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Prishtinës.
“Ju njoftojmë se lidhur me aksidentin që ndodhi sot në rrugën ‘Agim Ramadani’, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarës, për veprën penale ‘Rrezikim i trafikut publik’ (me fatalitet)”.
“E dyshuara është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48-orësh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.






