Pas publikimit të iniciativës për heqjen e borës secili në lagjen në Kosavë të Dragashit, tani kjo iniacitivë ka marrë hov kudo.
Xhevdet Osmanaj që jeton në Gjermani ka marrë iniciativë në Gurrakoc të Istogut për pastrimin e rrugës së Ukisëve në Gurrakoc të Istogut.
Me lopata në duar, disa banorë të kësaj lagjeve janë aktivizuar për të evituar borën e madhe në rrugën e lagjes Osmanaj.
Shembull të ngjashëm kanë marrë edhe banorët e fshatit Kramovik të Rahovecit.
Ngjashëm janë aktivizuar edhe banorët e fshatit Blaq të Opojës. Iniciativa të ngjashme janë të njohura kudo në Evropë./Indeksonline
