Lokale - eSIMy

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vizitojë sot shtetin e Maqedonisë.

Ajo do të qëndrojë në Shkup për festimin e Ditës së Pavarsisë së Maqedonisë, që është me 8 shtator, transmeton Klan Kosova.

Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikola Dimitrov u shpreh se kjo vizitë dërgon një sinjal të fuqishëm në një moment udhëkryqi për shtetin e Maqedonisë.

“E kemi shansin historik të ecim përpara drejt anëtarësimit të NATO-s dhe të hapim bisedimet e anëtarësimit”, ishin komentet e Dimitrov për vizitën e gjermanes.

Ndërkaq, diplomati gjerman, Christian Hellbach tha se vizita e Merkelit duket qartë në mbështetje të zgjidhjes së emrit.

“Ne besojmë se ky është një moment i diplomacisë së mirë, sepse nuk i kemi të shpeshta momente të tilla në botë apo rajon”, është shprehur Hellbach.

Më 30 shtator në Maqedoni do të mbahet referendumi për çështjen e ndryshimit të emrit në Maqedonia e Veriut, pas marrëveshjes historike me Greqinë fqinje.