Një mërgimtarit nga Podujeva (emër i njohur për redaksinë), që kishte marrë rrugën për në Kosovë për këtë fundvit, nuk i shkuan planet siç kishte menduar, shkruan Llapi.info.

Kjo, pasi që të njëjtit i janë sekustruar para të gatshme rreth 41 mijë euro nga policia hungareze teksa po kalonte kufirin në këtë shtet.

Për Llapi.info, R.M., ka thënë se policia hungareze ia kanë konfiskuar këtë shumë të madhe parash, siç ka thënë ai, që nuk i kishte të deklaruara.

Tutje ai ka shtuar se si rezultat i mos-deklarimit fillimisht, i njëjti është kontrolluar nga skaner, duke bërë kështu që t’i gjendet paratë e gatshme.

Rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në dalje në Horgosh.

“Fillimisht shoferi me veturën e tij me targa austriake ishte pyetur se a kishte diçka të dyshimtë në veturë, por ai kishte thënë se ka vetëm 10 mijë euro dhe gjëra tjera personale. Pas dyshimeve, gjatë kontrollit në bagazhin e këtij mjeti në një çantë janë gjetur mbi 31 mijë euro. Makina “Skoda Octavia” dhe paratë e gjetura në mjet janë  sekuestruar nga policia dhe organet kompetente për një kohë të pacaktuar”, thuhet në raportin e Policisë Hungareze, të cilën e ka siguruar Llapi.info.

Mërgimtari thotë se të paratë janë konfiskuar vetëm pse nuk i kishte të deklaruara dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë gjë tjetër të dyshimtë./Llapi.info

Untitled design – 1