Policia në Podujevë është duke vazhduar me lirimin e hapësirave publike.
Kështu, as mërgimtarët nuk janë kursyer nga Policia. Sipas dëshmitarëve, para pak minutash një veturë me targa të huaja është konfiskuar nga Policia, e që e njëjta pengonte lëvizjen e lirë të këmbësorëve.
Ndryshe, vetëm në muajin shtator Policia e Podujevës më qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për këmbësorë, pati konfiskuar përkohësisht 99 vetura./Llapi.info