Një vjedhje brenda një veture ka ndodhur sonte në Merdare, raporton Llapi.info.
Mërgimtarit, i cili ishte ndalur për të pushuar i është thyer xhami i veturës, me ç’rast i është vjedhur një çantë.
Sipas tij, në atë çantë ka pasur dokumente si dhe stoli ari.
“Qeshtu kur vjen në vendlindje, ndalesh të pushosh në Merdare se rruga larg edhe të bëjnë këtë send, ta vjedhin një çantë me dokumente dhe dukat, ruani mërgimtarë”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, vjedhje të tilla të mërgimtarëve në pikë kalimet kufitare ka pasur edhe më parë./Llapi.info







