Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një veturë është djegur në Podujevë, raporton Llapi.info.
Policia bën të ditur se një qytetar ka raportuar se në rrethana të panjohura është djegur nga zjarri vetura e tij me targa të huaja.
“Podujevë 15.03.2022 – 01:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, në rrethana të panjohura është djegur nga zjarri vetura e tij me targa të huaja. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e fikur zjarrin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor./Llapi.info






