Një mërgimtar ka zgjedhur që t’i rregullojë disa shtylla të komunikacionit në qendër të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Sipas pamjeve që kanë arritur në adresë të Llapi.info, mërgimtari Arif Beqiri nga fshati Livadicë, ka rregulluar edhe mbajtëset e emrave të rrugëve përballë shkollës ekonomike.

Qytetarët kanë thënë për Llapi.info se Beqiri ka nisur këtë “aksion” që nga mëngjesi, derisa të njëjtave u ka vendosur mbajtëse të forta.

Sipas qytetarëve, Beqiri ka rregulluar edhe shtylla tjera përgjatë qytetit të Podujevës. /Llapi.info

Më poshtë pamjet: