Lokale - eSIMy

Zakonisht jemi mësuar të shohim burrat të mblidhen në xhami dhe të shtrojnë iftar, por xhamia e fshatit Çabër e ka dhënë shembullin e mirë.

Në xhaminë e këtij fshati mbrëmë është shtruar iftar për gratë, ndërsa i gjithë ky organizim ishte donacion nga një mërgimtar nga shteti i Kanadës, shkruan Jepi zë.

Para se të fillonte iftar u kënduan edhe ilahi, ndërsa hoxha i kësaj xhamie, Besim Kurti ka shkruar se mbrëmë në xhami kanë shtruar iftar për nënat e motrat e fshatit të cilat imami i quajti heroinat e muajit të bekuar të Ramazanit.

Postimi i plotë:

Iftar me nënat dhe motrat e fshatit, heroinat e muajit të bekuar të Ramazanit!

Gruaja është gjysma e shoqërisë, dhe edukatore edhe e pjesës tjetër së mbetur!

Zoti e shpërbleftë vëllaun anonim nga Kanadaja!