QKMF’ja e Podujevës nga sot do ta ketë një autoambulancë më shumë.
Kjo falë donacionit të mërgimtarit Shaban Krasniqi, i cili jeton në Suedi.
Kjo u bë e ditur nga kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Shkrimi i plotë
Sot kemi pranuar një autoambulancë për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare nga bashkatdhetari ynë, Shaban Krasniqi, i cili jeton dhe punon në Suedi.
Kjo është hera e dytë që Shaban Krasniqi dhuron autoambulancë për QKMF-në e Podujevës, për çka e falënderova shumë.
Ky automjet do të jetë në dispozicion të personelit mjekësor për të ofruar shërbime më të shpejta në terren për pacientët tanë.








