Mërgimtarët që kanë qenë në Kosovë për ta kaluar festën e fundvitit me familjarët, kanë nisur të kthehen në shtetet ku jetojnë, shkruan Llapi.info.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikë kalimet kufitare në Merdare kolona ka arritur në 1000 metra.
Pritjet në mesditë për të dalë nga Kosova, përmes kësaj pike kufitare, po zgjasin 150 minuta.
Por, në orët e mbrëmjes, siç ka bërë të ditur QKMK, ka shënuar rënie pritja dhe kolonat. Deri në ora 19:00, kolona ka vetëm rreth 150 metra me pritje gjysmë ore./Llapi.info







