Në prag të festave të fundvitit, Podujeva është mbushur me mërgimtarë, shkruan Llapi.info.
Ardhja e shumtë e mërgimtarëve ka bërë që a bërë që herë pas here të ketë pritje të gjata ne komunikacion nga hyrja e deri në qendër të qytetit.
E në bazë të pamjeve që ka siguruar Llapi.info, sheshi i qytetit është mbushur me bashkatdhetarë që kanë mësyrë vendlindjen për t’i kaluar festat pranë më të dashurve.
Këtë sezon të pushimeve, mërgimtarët kanë vërshuar edhe përmes kufijve tokësor. Kolona të gjata veturash janë parë për ditë me radhë. Shumë prej tyre kanë pritur deri në 12 orë për të hyrë në Kosovë.
Ditë më parë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, ka thënë se rreth 60 mijë bashkatdhetarë kanë hyrë në Kosovë.
“Bazuar në informacionet që i kemi nga pikat kufitare mund të them se numri i personave të kontrolluar që kanë hyrë me mjete të ndryshme gjatë kanë qenë 56 mijë e 655 persona, përderisa në dalje kanë qenë diku 1 mijë e 23 persona. Mirëpo edhe numri i qytetarëve që kanë hyrë nga pikat kufitare në cilësi të këmbësoreve kanë qenë 2 mijë e 300 persona në hyrje, përderisa në dalje 1 mijë e 555 persona”, ka thënë ai./Llapi.info







