Me rastin e festave të fundvitit mërgimtarët shqiptarë kanë ardhur në vendlindje për të festuar së bashku me familje.
Tani, me mbarimin e festave ata duhet të kthehen në vendet ku punojnë dhe veprojnë, por si pasojë e motit të ligë, atyre po ju duhet të presin me orë të tëra në kufinj.
Moti i ligë ka shkaktuar vonesa të theksuara në mbërritjen e trageteve nga portet e ndryshme në Shqipëri.
Por, krahas pritjeve mërgimtarët tanë kanë dalur jashtë veturave dhe kanë krijuar atmosferë. Ata janë bashkuar dhe kanë hedhur valle rreth veturave të tyre gjatë pritjeve në portin e Durrësit, shkruan rtv21.tv
Kjo shihet nga një video e hedhur në facebook nga një bashkëatdhetar.
Ndërkohë, dje nga mediat shqiptare u raportua se shkaku i motit pati vonesa të trageteve. Ndërsa, pritjet e mërgimtarëve janë të pranishme edhe në kufinjt e Kosovës, ku pritjet më të gjata janë në pikën kufitare Merdare dhe në Dheun e Bardhë.
ne portin e durrsit
Publiée par Nesimi Krasniqi sur Vendredi 4 janvier 2019