Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës ka nënshkruar kontratën me kompaninë “Blendi Color” për meremetimin e hyrjeve dhe objekteve banesore, shkruan Llapi.info.

Komuna për meremetimin e këtyre banesave ka parashikuar t’i shpenzojë 100 mijë euro.

Sipas kontratës së nënshkruar dhe të publikuar në faqen zyrtare të Komunës, arritja e nënshkrimit të kontratës është mbi 76 mijë euro, njëherësh ky ka qenë edhe ofertuesi më i lirë.

Për këtë tender kanë konkurruar gjashtë operatorë të përgjithshëm.

Ndërkohë, në tetor të këtij viti ka përfunduar meremetimi i disa banesave në qendër të Komunës së Podujevës.

Siç pati shkruar në një postim në Facebook, kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, në ato banesa, në kuadër të projektit për meremetim të objekteve banesore përfshihen: intervenimi në rregullimin e pullazeve të vjetruara, fasadimi, izolimi, rregullimi të ndriçimit nëpër hyrje dhe korridore si dhe sipas nevojës ndërrimin e dritareve ndriçuese./Llapi.info

KONTRATA E PLOTË

 

Banesat kolektive në qendër të Podujevës marrin pamje të re