Gara kundër orës për ndërtimin e dy spitaleve të reja vazhdon me shpejtësi të plotë në Wuhan, qyteti ku shpërtheu coronavirusi, duke lënë të paktën 170 të vdekur në Kinë dhe më shumë se 7,000 raste të konfirmuara.

Në periferinë e qytetit, me 11 milionë banorë, vend  ku po punohet ka qindra punëtorë, ekskavatorë të shumtë dhe termometra nuk mungojnë për të zbuluar rastet e mundshme të pneumonisë virale në mesin e punëtorëve, transmeton Telegrafi.

“Ju duhet të punoni shpejt, për të luftuar epideminë”, tha për AFP (Agence France-Presse) një punëtor rreth 30-vjeç, i cili nuk preferon të japë emrin e tij. Ai thotë se punon nëntë orë në ditë, “ndonjëherë më shumë, ndonjëherë më pak, varet nga nevojat”.

Qendrat e tjera shëndetësore në qytet janë të mbingarkuara nga fluksi i pacientëve të prekur nga pneumonia, ose thjesht nga frika e ngjitjes së coronavirusit. Autoritetet vendosën të fillojnë ndërtimin e dy spitaleve të reja, të cilat duhet të përfundojnë në kohën rekord.

Así construye China dos hospitales en tiempo récord para atender los casos de coronavirus en el epicentro del brote

Así construye China dos hospitales en tiempo récord para atender los casos de coronavirus en el epicentro del brote https://ibae.am/2GBa7XR

Gepostet von Infobae am Donnerstag, 30. Januar 2020

Sipas shtypit, ndërtimi i spitalit të parë filloi të premten e kaluar dhe do të përfundojë të hënën e ardhshme, 3 shkurt, me një sipërfaqe prej 25,000 metra katrorë. Një spital i dytë me një mijë shtretër do të ndërtohet brenda dy javësh.

Të dy spitalet do të presin ekskluzivisht pacientë që janë viktima të patogjenit të ri.

“Ju duhet të izoloni të sëmurët dhe t’i trajtoni sa më shpejt të jetë e mundur”, i tha AFP Chen Bingzhong, ish-kreu i Ministrisë së Shëndetësisë. “Fuqia ngjitëse e këtij virusi është shumë e madhe”, thotë ai.

Rrjeti shtetëror i lajmeve në Kinë vendosi një kamerë që transmeton drejtpërdrejt 24 orë në ditë dhe grumbullon miliona përdorues që ndjekin zhvillimin e punimeve.

Kina kishte ndërtuar një spital në Pekin në kohë rekord – një javë – gjatë epidemisë vdekjeprurëse SARS të vitit 2003. Pastaj ishte një çështje e montimit të elementeve të parafabrikuara.

Sipas agjencisë Xinhua, spitali i ri i ndërtuar në Wuhan është projektuar sipas të njëjtit model.