Memli Krasniqi ka rrumbullakuar përmes një statusi në Facebook punën e tij 1-vjeçare si kryetar i PDK-së, prej kur e mori më 3 korrik të vitit të kaluar.

Ai thotë se misioni i tij si Kryetar është ringritja, fuqizimi dhe rikthimi i PDK-së në qeverisje, si parti e fitoreve, për zhvillimin e vendit tonë.

Krasniqi ka folur edhe për opozitarizmin që bën PDK-ja në Kuvendin e Kosovës.

“Në Kuvendin e Kosovës, si lidere e opozitës, PDK ishte zëri i arsyes, përmes angazhimit parlamentar aktiv, duke ngritur e mbrojtur çështje e kauza konkrete, në dobi të qytetarëve dhe të kategorive shoqërore të injoruara nga pushteti aktual”.

“Si një platformë e ofrimit të alternativës qeverisëse, inicuam Kabinetin për Qeverisje të Mirë. Ekspertë të fushave të ndryshme po i bashkohen kësaj platforme tonë për një Kosovë më të mirë, me qeverisje kompetente e efikase”, ka thënë Krasniqi.