Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se Kosova po kalon një vit të vështirë nga krizat që kanë kapluar vendin.Sipas tij kjo qeveri më shpejtë se do të mund ta imagjinonte dikush është ulur në kolltuqe dhe e ka hupur ndjenjën ndaj qytetarëve.

“Dhe duke qenë se e kanë humb komunikimin me qytetarët qeveria nuk po e sheh krizën ekonomike si krizë ekonomike”, ka thënë Krasniqi.Krasniqi ka thënë se ato para që po rrinë të bllokuara në Qeveri po shërbejnë për tu përdorur kohë pas kohë për të ndikuar në disponimi të qytetarëve.

“Pakoja e fundit për inflacion tregon se ka për synim blerjen e paqes sociale”, ka shtuar ai.“Qeveritë serioze i paralajmërojnë masat me kohë”, është shprehur Krasniqi.

Gjendemi në një krizë të rëndë ekonomike dhe Qeveria sipas Krasniqit këtë duhet ta pranojë.Ai ka propozuar edhe disa masa për u lehtësuar qytetarëve përballimin me krizën e rëndë ekonomike:

Të lirohen nga TVSH të gjitha mallrat e konsumit
Të lirohet konsumi i energjisë leektrike nga TVSH-ja
Të rriten pagat aq sa ëhstë norma e inflacionit
Të lejohet tërheqja e 30% të mjeteve nga Trusti.