Lokale - eSIMy

Kim Mehmeti ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e shpalli kushtetues dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.

Mehmeti, në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se Gjykata Kushtetuese ua dorëzoi Kosovën, siç e ka quajtur ai, zhvatësve të saj.

“Në vend që Kosovën t’ia kthejë popullit dhe votuesve, Gjykata Kushtetuese atë ua dorëzoi zhvatësve të saj ‘proamerikanë’ të dalë nga ‘Strofulli i Gjarprit’! Me çka mbase me vetëdije popullin e çon drejtë përçarjeve të mëdha politike”, ka shkruar ai./Llapi.info

"Në vend që Kosovën t’ia kthejë popullit dhe votuesve, Gjykata Kushtetuese atë ua dorëzoi zhvatësve të saj…

Gepostet von Kim Mehmeti am Donnerstag, 28. Mai 2020