Sulmuesi Admir Mehmedi ende kujton një moment kur ishte plaçkitur xhaxhai i tij. Thotë se ai moment ia ka ndryshuar jetën.
“Xhaxhai im Hasimi në vitin 1999 kishte një lokal në Seuzach. Kur një natë mbylli lokalin, ai u sulmua nga persona të armatosur. Ata ia morën paratë, por më e keqja ishte dëmi psikologjik. Është një skenë që ka ndryshuar gjithë jetën time”, rrëfeu Mehmedi, në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick”, shkruan sot Koha Ditore.
Mehmedi në atë kohë jetonte në Tessin. Babai i tij Emerliu, në fund të viteve‘80, kishte lëshuar një post si shef i 300 personave në një firmë të drurit në Maqedoni për të punuar në një piceri në Bellinzonë. Në vitin 1993 ai mori fëmijët e tij, Arsimin nëntëvjeçar atëbotë, Admirin dyvjeçar, si dhe bashkëshorten.






