Mehdi Halimi nga Podujeva është emëruar Ambasador i Kosovës në Francë, raporton Llapi.info.
Ai do të jetë ambasador për një mandat në Paris, ndërkohë që punën e ka nisur në fillim të muajit nëntor.
Kush është Mehdi Halimi?
Mehdi Halimi është një emër i panjohur për publikun kosovar, por do ta përfaqësojë Kosovën në Republikën e Francës për një mandat.
Halimi është profesor i asocuar në Universitetin e Prishtinës, teksa ka doktoruar në Gjuhësi në Universitetin e Parisit në vitin 2001.
Halimi në vitet 1994 – 1998, kishte punuar si profesor i frëngjishtes në shkollën e mesme “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë, teksa gjatë kohës së luftës kishte shërbyer si përkthyes dhe interpret në Paris dhe Lille.
Halimi ka përkthyer tri libra në gjuhën shqipe “Letërsia në rrezik”, “Basti i inteligjencës”, “Shtigjeve të Inovacionit”, të cilat janë botuar në nëntor të 2007.
Në vitin 2007, ai mori postin vendor ne sherbimin konsullor, përgjegjës për sektorin e vizave, në ambasadën franceze në Kosovë, i cili ndërkohë u zgjerua me funksionet e atasheut për shtyp. Ai e mbajti detyrën deri në vitin 2011.
Në të njëjtën kohë ai vazhdonte të ushtrojë misionin e tij si profesor universiteti. Ndërmjet 2012 dhe 2021, ai u kthye në Francë, si një ekspert i betuar në Gjykatë ku ushtroi për vite misionin e ekspertit gjyqësor, për juridiksionet administrative dhe gjyqësore në Francë.
Nga data 03 nëntor 2021 Mehdi Halimi është emëruar ambasador i Kosovës në Francë./Llapi.info






