Pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë me katër automjete të blinduara – dy “Lazarë” dhe dy “Milosha” janë vendosur dy kilometra nga vendkalimi Jarinjë në drejtim të Rashkës.
Ushtria Serbe është vënë në gatishmëri të lartë luftarake për shkak të situatës në veri të Kosovës, dhe në tre ditët e fundit, avionë luftarakë dhe helikopterë të Ushtrisë serbe kanë fluturuar mbi këtë territor, siç raporton mediumi serb N1.
Ndërkaq, kjo është dita e tetë e bllokimit të kalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak nga ana e serbëve lokalë, të ndihmuar edhe nga serbë të Malit të Zi e të tjerë.
Duhet theksuar se këto protesta kanë kaluar pa ndonjë incident të madh të raportuar. /Zëri








