Komentuesi ushtarako- politik i Beogadri i njohur me qëndrimet etij hegjemoniste serbe e proruse Miroslav Lazanski. ka thënë se dje në Prishtinë ka aterruar avioni vëzhgues amerikan “MC-12 Liberty”, transmeton Koha.net.
Lazanski ka deklaruar për tv pink se avioni ka aerruar për t’i mbikëqyrur drejtimet alternative në kufirin e Kosovës me Serbinë në veri.
“Amerika ka 13 avionë të tillë për vështrim, vëzhgim dhe veprimtari informative. Mendoj se në përdorimin operaiv është futur në vitin 2009. Këta avionë për herë të parë janë përdorur në Irak. Ai i ka dy anëtarë ekuipazhi dhe me siguri ka ardhur për të parë dhe hetuar pozicionet e Ushtrisë së Serbisë në pjesën e saj jugore”.
Duke komentuar mundësinë e shpërthimit të konfliktevenë Ballkan, Lazanski ka theksuar se nuk do të ndodhë asgjë:
“Nuk do të ketë kurrfarë luftërash Ballkna. Së pari për shkak për to nuk ka kapacitet, së dyti askush s’iu gëzohet atyre dhe së treti është naive të besohet se Amerika e Rusia do të nisin luftën për dhe rreth Ballkanit”.