Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen e nënshkruar një ditë më parë në SHBA, mes Kosovës dhe MCC-së, marrëveshje nga e cila Kosova fiton grant mbi 200 milionë euro.
Në seancën e sotme 89 sa ishin në sallë kanë votuar pro kësaj marrëveshje kompakt.
Asnjë ligjëvënës nuk ka votuar kundër ose abstenuar.
Programi Kompakt prej 236.7 milionë dollarësh përqendrohet në çështjen e energjisë dhe u nënshkrua me një ceremoni në Kongresin Amerikan.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e nënshkroi marrëveshjen në praninë e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.