Bulevardi i Dëshmorëve në Podujevë, i ndërtuar dhe destinuar për qytetarët llapjanë si shëtitore, është shndërruar edhe “rrugë” për automjete, shkruan Llapi.info.

Kështu kanë thënë për Llapi.info dëshmitarë që kanë dërguar edhe pamje. Bazuar në videot që kanë arritur në adresë të Llapi.info, shihen vetura dhe automjete tjera që janë futur midis sheshit të Podujevës.

Krahas atyre automjeteve që janë të kompanisë së kontraktuar nga Komuna për ndërtimin e Bulevardit, edhe automjete tjera janë parë mëngjesin e sotëm duke u futur në këtë shesh.

Duhet theksuar se ditë më parë janë hequr rrethojat që bllokonin hyrjet në sheshin kryesor të qytetit të Podujevës, të cilat ishin vendosur për shkak të sigurisë gjatë punimeve.

Pjesa e parë e ndërtimit të këtij sheshi thuajse ka përfunduar, ndërkohë që punimet po vazhdojnë në pjesën e dytë afër ish-objektit të Komunës./Llapi.info