Ani se sipas legjislacionit në fuqi, asnjë veturë me targa të Serbisë nuk mund të lëviz pa vendosje të stikerave, një e tillë u pa sot në rrugën Podujevë – Prishtinë.

Në pamje shihet vetura e cila në magjistrale lëviziste pa asnjë stiket, siç është e paraparë me ligj.

Ky vendim ishte marrë muaj më parë, si masë reciprociteti nga ana e qeverisë së Kosovës, për shkak që shteti serb nuk po i lejon targat e Republikës së Kosovës të qarkullojnë në territorin e tyre.