Sot në bibliotekën e qytetit të Podujevës, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Librit janë dhuruar libra nga Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë, njofton Llapi.info
Të udhëhequr nga kryetari i degës së VV-së, Bajram Ajeti, një grup i VV-së dhuroi një komplet libra të shkrimtarit llapjan Adem Demaçi.
Kryetari i VV-së në Podujevë Bajram Ajeti u shpreh se qytetit të Podujevës i duhet një bibliotekë më cilësore.
“Sot në mënyrë simbolike do ta shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Librit, duke konsideruar se libri është themeli i diturisë. Kështu që ne erdhëm në mënyrë simbolike të i dhurojmë libra bibliotekës, e cila është në ndërtesën e lidhjes së komunizmit. Andaj libri meriton një vend më të mirë e më komod. Edhe pse në dy tri fushata kryetari që është ka premtuar për një bibliotekë të qytetit por që kanë mbetur vetëm fjalë. Ne sot për këtë ditë dhuruam kompletin e librave të shkrimtarit Adem Demaçit.” tha ai.
Ndryshe, po në këtë ditë Bajrami theksoi se Lëvizja Vetëvendosje do të hapë bibliotekën të këtij subjekti politik në Podujevë./Llapi.info









