QKUK është mbingarkuar me pacientë me COVID-19.
Në QKUK janë duke mbaruar numri i shtretërve në dispozicion për pacientë të infektuar me COVID-19, transmeton lajmi.net. Aktualisht, kanë mbetur më pak se 100 shtretër të lirë për pacientët me koronavirus.
Ushtruesja e detyrës së drejtorësh në Klinikën Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha ka thënë se në SHSKUK janë të spitalizuar 598 pacientë.
“Në gjendje të rëndë kritike janë 43 pacientë me respiratorë dhe citat, 385 janë në oksigjenoterapi ndërsa të konfirmuar me COVID-19 dhe të shtrirë në klinika dhe spitale janë 385.
Në QKUK janë 224 pacientë të spitalizuar, ndërsa në spitalet regjionale janë 161 pacientë”, ka thënë Ajazaj-Berisha. /Lajmi.net/






