Lokale - eSIMy

Disa pjesë të Komunës së Podujevës janë duke u përballur me mungesë të energjisë elektrike, shkruan Llapi.info.

Mungesë të rrymës ka edhe në rrugën e qendrës së Podujevës, “Zahir Pajaziti”. E, nga kjo po dëmtohet jashtëzakonisht shumë bizneset përkitazi me këtë rrugë.

Ata kanë shprehur indinjatën për mungesë të energjisë elektrike, teksa për Llapi.info kanë thënë se kanë mungesë të energjisë për rreth 24-orë. Sipas tyre, si pasojë e mospasjes së rrymës, po u shkaktohen dëme në bizneset e tyre.

Në lidhje me këtë, Llapi.info ka provuar të kontaktojë me zyrtarë të KEDS-it, por nga kjo kompani deri më tani nuk kanë dhënë detaje se kur pritet të rregullohen problemet./Llapi.info