Lokale - eSIMy

Me Luka Modriqin e kthyer në formën që ia siguroi “Topin e Artë”, Real Madridi ka nisur të marrë hovin në kohën e duhur për të synuar titullin e katërt rresht të Ligës së Kampionëve.

Modriq ishte votuar si lojtari më i mirë në botë në dhjetor, pasi udhëhoqi Kroacinë drejt finales së Kupës së Botës dhe ndihmoi Real Madridin drejt titullit të tretë rresht në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, dukej se ndeshjet shtesë me përfaqësuese gjatë verës kishin bërë të veten dhe lodhja vërehej tek ai në pjesën e parë të stinorit në Spanjë. Mungesa e formës optimale fizike të 33-vjeçarit koincidoi edhe me rënien në formë të Real Madridit.

Mirëpo Modriq ka marrë veten në dy javët e fundit.