Një aktivitet sportiv do të mbahet këtë të diel në Podujevë, njofton Llapi.info.
“Me biçikletë nis pranvera”, titullohet ky aktivitet, i cili do të mbahet me fillim nga ora 12:00, që nis në sheshin “Ali Ajeti”.
Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në shtegun me biçikleta, njoftohen se ai do të jetë i gjatë mbi 17 kilometra dhe do të përshkrojë në këto rrugë: Sheshi “Ali Ajeti”, Letanc, Bajçinë, Peran Obrançë duke u kthyer prapë në sheshin “Ali Ajeti”.
Njoftimi i plotë:
𝐏𝐄̈𝐑𝐒𝐇𝐊𝐑𝐈𝐌𝐈 𝐈 𝐀𝐊𝐓𝐈𝐕𝐈𝐓𝐄𝐓𝐈𝐓
Këtë të diele takohemi tek sheshi ”Ali Ajeti” në Podujevë nga ora 12:00 (është mirë të jeni prezent së paku 15 minuta më herët).Më pas do ta vazhdojm rrugëtimin nga sheshi ,,Ali Ajeti” në Letanc, Bajçinë, Peran, Obrançë duke u kthyer prapë në sheshin ,,Ali Ajeti”
Distanca që parashihet që parashihet ta përshkojmë është 17+KM , vlen të theksohet se tereni është i lehtë.
Ndërsa gjatë rrugës do të ketë së paku dy ndalesa (5-10 minutëshe) për pushim.
Ky aktivitet është përkrahur nga Komuna e Podujevës dhe nuk ka karakter garues por rekreativ dhe pritet të zhvillohet në një shteg rreth 17km, duke përfshirë disa fshatra e lartë cekura të komunës së Podujevës.
𝐄 𝐑𝐄̈𝐍𝐃𝐄̈𝐒𝐈𝐒𝐇𝐌𝐄
𝐂̧𝐢𝐤𝐥𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐭 𝐩𝐚 𝐡𝐞𝐥𝐦𝐞𝐭𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐮𝐝𝐡𝐞̈𝐭𝐢𝐦 ,gjithashtu si shkak i rrezikut dhe paranadalimit të përhapjes së virusit Covid-19 , në këtë event është 𝐨𝐛𝐥𝐢𝐠𝐚𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐛𝐚𝐫𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐦𝐚𝐬𝐤𝐞̈𝐬( 𝐠𝐣𝐚𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐚𝐥𝐞𝐬𝐚𝐯𝐞).
Preferohet të keni me vete : ujë , ushqime si dhe gomë rezerv dhe mjete tjera për riparim në rast të ndonjë defekti gjatë rrugës.
𝐏𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐤 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐤𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧, 𝐦𝐨𝐬𝐡𝐚 𝐞 𝐥𝐞𝐣𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ +𝟏𝟓, 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐬𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐨𝐬𝐡𝐚𝐭 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞𝐣𝐚 , 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐧𝐞̈𝐧 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐩𝐫𝐢𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐚𝐩𝐨 𝐤𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬𝐭𝐚𝐫𝐢𝐭.
𝐉𝐔 𝐋𝐔𝐒𝐈𝐌 𝐐𝐄̈ 𝐓𝐀 𝐑𝐔𝐀𝐍𝐈 𝐀𝐌𝐁𝐈𝐄𝐍𝐓𝐈𝐍 !!
𝐍𝐃𝐀𝐋𝐎𝐇𝐄𝐓 𝐇𝐔𝐃𝐇𝐉𝐀 𝐄 𝐌𝐁𝐄𝐓𝐔𝐑𝐈𝐍𝐀𝐕𝐄 𝐍𝐄̈ 𝐍𝐀𝐓𝐘𝐑𝐄̈ !
𝐉𝐮 𝐥𝐮𝐬𝐢𝐦 𝐪𝐞̈ 𝐚𝐭𝐨 𝐭𝐢 𝐟𝐮𝐬𝐧𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐪𝐞𝐬𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐢 𝐛𝐚𝐫𝐭𝐧𝐢 𝐦𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐞.
Detaje tjera mund të shtohen ndërkohë…







