Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës, ka publikuar videon e një personi, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij.

Policia bën të ditur se i dyshuari i cili shihet me armë në dorë, kërkohet për përfshirje në veprën grabitje.

Postimi:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në pamje.

Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprën grabitje.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.

VIDEO