Lokale - eSIMy

Me aktivitete kulturore dhe sportive është shënuar Dita e Flamurit në Komunën e Podujevës, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se institucionet komunale do të angazhohen për shënimin e festave.

“Si institucion lokal do të angazhohemi maksimalisht të shënojmë ditët si këto festive me aktivitete e ngjarje artistike, kulturore dhe sportive me qëllim të nderimit të veprimtarëve të shumtë që ruajtën me fanatizëm gjuhën dhe vlerat tona kombëtare. Urime festa e flamurit të gjithë shqiptarëve”, ka shkruar ai.

Për nder të festës kombëtare të 28 nëntorit, Bulliqi së bashku me shoqatat e dala nga lufta, anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe qytetarë kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Penuhë, kompleksi i dëshmorëve në sheshin e qytetit, para varrit të Shaban Shalës dhe para përmendores së heroit Ali Ajeti, për të nderuar sakrificën dhe përpjekjen e dëshmorëve dhe heronjve për lirinë dhe pavarësinë e atdheut./Llapi.info