Kryesia e Kuvendit ka miratuar kërkesën e opozitës për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për të diskutuar punën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, në kohën kur po raportohet për tërheqje të njohjeve të shtetit të Kosovës.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në konferencën për media ka njoftuar se seanca e jashtëzakonshme do të mbahet më 16 nëntor, ashtu siç ka kërkuar opozita.
LDK-ja dhe VV-ja kanë insistuar që problemet në MPJ të trajtohen me seriozitet. Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli nuk janë të përgjegjshëm para Kuvendit që nuk ka informacione të sakta për punën e kësaj ministrie.