Elva, super vetura sportive 1.66 milionë eurosh e McLarenit e cila është më e shpejt se Senna e më e lehtë se çdo McLaren tjetër.

Përderisa Senna është e bërë për pista garash, Elva është krijuar për rrugë publike por me performanca të larta, transmeton Koha.net.

McLaren Elva nuk ka tavan e as xhama anësorë, por vetëm dy dyer për të hyrë lehtësisht në të ndërsa është i ndërtuar nga fibrat e karbonit si dhe nga brenda me lëkurë rezistente ndaj ujit.

McLaren Elva ka motorin turbocharged V8 4.0 litërsh që prodhon 804 kuajfuqi e ka rrotat e pasme aktive e marsh gjysmë-automatik me shtatë shpejtësi.

Si rezultat i kësaj, Elva shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë e arrin për më pak se 3 sekonda, e atë nga 0 në 200 km/orë për 6.7 sekonda.

McLaren do të prodhoj vetëm 399 seri të Elva’s e secila kushton 1.66 milionë euro.