Një delegacion i Parlamentit Evropian i kryesuar nga raportuesi për Serbinë, David McAlister,i cili po qëndron në Kosovë ka takuar një delegacion të Listës Serbe, përfaqësuesit e të cilëve u drejtuan parlamentarëve evropianë mbi siç njofton LS “problemet me të cilat ballafaqohet populli serb në Kosovë”
Përfaqësuesit e kësaj partie dhe parlamentarët evropianë ranë dakord se është nevojë urgjente të hiqet urgjentisht taksa mbi mallrat nga Serbia dhe vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe për të arritur një zgjidhje kompromisi me qëllim që në fund të vendoset paqja në Ballkan, transmeton Klan Kosova.
Ky delegacion në orën 13:45 do të pritet në takim edhe nga kryeparlamentari, Kadri Veseli.






