Në rrugën “Zahir Pajaziti” në qendër të Podujevës do të mbyllet qarkullimi për automjete dhe mjete të tjera motorike nga data 03.07.2017 deri më datën 31.08.2017 prej orës 18.00 deri në orën 24:00, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.
Mbyllja e rrugës kryesore (qendrës së qytetit) në Podujevë për qarkullim të automjeteve dhe mjeteve të tjera motorike bëhet me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për qytetarët e shumtë të cilët dalin në shëtitje në orët e mbrëmjes, sidomos gjatë periudhës verore (korrik-gusht), kur kthehen në vendlindje shumë qytetarë, që punojnë dhe jetojnë jashtë Kosovës.
Duke marrë parasysh se ka edhe shumë kërkesa nga banorët për shtim të rrugëve të lira dhe shëtitje të qetë në orët e mbrëmjes, Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim mori vendim për mbylljen e përkohshme të rrugës “Zahir Pajaziti” (segmenti i rrugës nga udhëkryqi i rrugës “Zahir Pajaziti” – rruga “Ilir Konushevci” deri në udhëkryqin e rrugës “Zahir Pajaziti” – rruga “20 Qershori”. Llapi.info