Sot është mbylluar aksioni për ndihmën e Fitore Ibisht nga Podujeva e cila vuan nga një sëmundje e rrallë, sindroma Susak, sëmundje e parë e këtij lloji në Kosovë, njofton Llapi.info.
Aksionin e ka shpallë të mbyllur Kadri Dogani nga Shoqata Humanitare Kaçanikase Diaspora të cilët kishin marrë përsipër grumbullimin e mjeteve për trajtimin e të sëmurës.
Dogani në një video “Live” në facebook tha se edhe në të ardhmen mund të ketë nevoje për ndihmë për Fitore Ibishin por deri tani janë mbledhur mbi 30.000 euro dhe ka shpallur aksionin e mbyllur.
“Sot ka përfunduar aksioni, deri tani ndihma juaj ka arritur shifrën mbi 30.000 euro. Është kjo mirë por ka mundësi që në të ardhmen të kërkojmë ndihmë për fitoren. Posa ta qojmë Fitoren në Gjerman. Shoqata më nuk bënë apel për ndihmë për Fitoren por kjo nuk do të thotë që ne ju të mos bëni sadaka për të por deri më tani shoqata tanie mbyll aksionin.”, tha ai.
Ndërsa Zylfie Ibishi motra e Fitores ka falënderuar këtë shoqatë për ndihmën si dhe gjithë qytetarët që kanë kontribuar.
“Faleminderit nga ju që nakeni ndihmuar, si dhe gjithë njerëzit e tjerë.”, tha ajo.
Për trajtimin e Fitores janë kërkuar 19.500 euro janë kërkuar nga familja por kjo shumë është tejkaluar falë mirëdashësve nga Kosova dhe diaspora.
Më poshtë mund ta ndiqni videon Live ku shpallet zyrtarisht mbyllja e aksionit humanitar:
Duke klikuar këtu: