Lokale - eSIMy

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë takimit që pati sot me Odën e Hotelerisë dhe Turizmit janë pajtuar që të marrin masa të reja anti-COVID.

Nga kjo Odë kanë njoftuar se nga data 20 gusht, do të mbyllen klubet e natës, deri më 1 shtator, ndërkaq restorantet e kafiteritë do të punojnë deri në ora 22:30…

Sipas njoftimit, do të zvogëlohet edhe numri i dasmorëve nëpër dasma, nga 300 sa ishte në 150 dasmorë.

“Masat janë nga data 20.08.2021: Sallat e dasmave deri në ora 22:30, kapaciteti i klientëve 150 të pranishëm. Klubet e natës dhe diskotekat mbyllen deri më 01.09.2021. Të gjitha restorantet ditore, kafiteritë etj punojnë deri 22:30”, thuhet në njoftimin e Odës, Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës.

Njoftim i plotë:

Pas takimit të ministrit të Shëndetësisë z. Vitia dhe përfaqësuesve të OHTK kryetari prof. Dr. Sogojeva si dhe drejtorët e departamenteve z. Muçiqi dhe z. Hoti na u kumtuan masat e reja.

Për fat të keq pas ngritjes së numrit të të infektuarve me Covid 19, me datë 20.08.2021 do të dalin vendime të tjera kufizuese

Sa i përket sallave të dasmave do të funksionojnë deri në orën 22:30, me kapacitet të mysfirëve deri 150.
Klubet e natës do të mbyllen deri më datë 01.09.2021. Të gjithë Restaurantet ditore , kafiteritë etj., do të punojnë deri në orën 22:30.

Nga data 20.08.2021 pa dëshmi vaksinimi apo test PCR nuk lejohen klientet në asnjë nga ambientet Hoteliere-Gastronomike.

I lusim të gjithë qytetarët të ruhen nga kjo gjendje alaramante, t’i respektojnë masat e reja dhe sa më shumë të vaksionohen.