Në shenjë proteste për taksën prej 100 për qind të vendosur nga Prishtina për mallrat nga Serbia gjitha dyqanet ushqimore, dyqanet tjera dhe kiosqet me mallra në veri të Kosovës janë mbyllur.
Atje siç raporton RTS nuk po punojnë as furrat e bukës dhe objektet e tjera hotelierike.
Qytetarët kanë bërë rezerva këto ditë dhe kryetari i Shoqatës së Biznesmenëve në veri të Kosovës, Rados Petroviq, i tha RTS-së se kjo masë do të jetë në fuqi derisa Prishtina të heqë taksën, transmeton Klan Kosova.
“Ne paralajmëruam se nuk mund të funksionojmë me taksa dhe kjo është ajo që ndodh. Për sa kohë nuk mund t’i sigurojmë mallrat dhe ne punojmë të punojmë si në një botë normale, kjo do të zgjasë”, tha Petroviq.
Ai thekson se ky veprim i biznesmenëve filloi spontanisht, pasi ato mbetën pa mallra njëra pas tjetrit.
Petroviq shton se ka premtim nga autoritetet e Beogradit se banorët e veriut të Kosovës nuk do të mbeten të uritur dhe ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare “që të përfshihet në zgjidhjen e problemit sa më parë që të jetë e mundur”.
Autoritetet kosovare kanë vendosur taksën prej 100 për qind më shumë se shtatë muaj më parë.