Qindra banorë të Podujevës, kanë shprehur interesim për të parë nga afër prezantimin e projektit të rrugës Podujevë – Prishtinë – prezantim i cili është duke u bërë në këto momente në Teatrin “Avdush Hasani”, njofton Llapi.info.

Prezantimin e projektit do ta bëjë ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, zv.ministri, Hysen Durmishi dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Në këtë prezantim, të pranishmit mund t’i shfaqin edhe dilemat dhe kërkesat e tyre lidhur me këtë projekt infrastrukturor.

Ndërsa, ditë më parë u hap tenderi për pesë lote të kësaj magjistrale dhe u ndanë 38 milionë për këtë projekt.