Irani ka nisur sulmet e reja me raketa balistike në drejtim të Izraelit.
Izraeli ka udhëzuar qytetarët që të hyjnë nëpër bunkerë sepse kanë nisur sulmet nga Irani.
Forcat e Izraelit kanë deklaruar se janë duke punuar për të shkatërruar raketat, por kanë paralajmëruar se Kupola e Hekurt, sistemi mbrojtës, nuk është hermetik
“Në këtë kohë jemi duke punuar për të kapur raketat dhe sulmi është i nevojshëm për të eliminuar kërcënimin”, thuhet në një njoftim.
“Mbrojtja nuk është hermetike, prandaj ndiqni udhëzimet”, thuhej më tej.
Ushtria izraelite ndërkohë ka bombarduar caqet ushtarake në Teheran.