Lokale - eSIMy

Pas pak, Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm për të caktuar mandatarin për kryeministër të Kosovës.

Aty është parë të shkojë edhe lideri i kësaj partie, Albin Kurti. Ky i fundit dështoi të siguronte 61 vota për formimin e ekzekutivit të ri para disa ditësh, më saktë me 26 tetor.

Ndryshe, mbledhja ishte paraparë të fillonte nga ora 12:00.