Të hënën, në Kuvendin e Komunës së Podujevës, mbahet mbledhja e rregullt, shkruan Llapi.info.
Për këtë mbledhje janë caktuar gjithsej nëntë pika të rendit të ditës.
Sipas njoftimit të lëshuar nga faqja zyrtare komunale, në këtë mbledhje do të diskutohet edhe caktimi i një lokacioni për ndërtimin e stacionit të autobusëve.
Gjatë fushatës zgjedhore, kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, pati premtuar se stacioni i ri pritet të ndërtohet afër ish-hotel “Besiana”.
E në vend të stacionit aktual, siç ishte premtuar gjatë fushatës, do të ndërtohet Tregu i Gjelbërt.
Se që do të nis sivjet ndërtimi i këtij stacioni e pati bërë të ditur muaj më parë kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, gjatë takimit me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka./Llapi.info






